Meta komenton deklaratën e ambasadores Kim: Iu takon qytetarëve të vendosin për të ardhmen e tyre

0 140

Nga Durrësi Presidenti Ilir Meta komentoi deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim, lidhur me kandidatët që drejtohen në këto zgjedhje nga persona të konsidueruar nga SHBA si të përfshirë në korrupsion.

“Jam i bindur që qytetarët e Durrësit, por jo vetëm do të zgjedhin me vullnetin e lirë për kandidatët më me integritet dhe garantojnë përkushtim sa më të madh ndaj komunitetit. Iu takon qytetarëve të vendosin për të ardhmen e tyre, duhet të kërkojmë ballafaqim programesh e idesh dhe të fitojnë”

Përmes një statusi në rrjete sociale, ambasadorja amerikane iu drejtua me një pyetje kandidatëve për zgjedhjet e 6 marsit në 6 bashki të vendit.

“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion domethënës, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju drejtojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”, shkruante ambasadorja e SHBA.

Leave A Reply

Your email address will not be published.