Inceneratorët, Rama: 55.3 mln Euro janë paguar nga buxheti për Fierin e Elbasanin

0 153

Kryeministri Edi Rama dëshmon në komisionin hetimor për inceneratorët.

Rama deklaroi se deri më tani janë paguar 55.3 milionë euro për ndërtimin e impianteve në Elbasan dhe Fier, ndërsa në Tiranë,  investimi kryhet 100% nga privati.

Më tej Rama tha se “Mua nuk më del llogaria kështu. Llogaria e imja dhe e jona është ndryshe. Pse? Sepse impianti i mbetjeve në Tiranë ndërtohet 100% me paratë e investitorit. 100%. Ama çfarë janë këto pagesa dhe ishit e saktë përsëri në atë shifrën që thatë. Ekzaktësisht këtu, 2018-2021 në letrat e mia janë 36.9 dhe deri në vitin 2047 shkojnë 360. Çfarë janë këto? Këto janë pagesat për grumbullimin dhe trajtimin e plehrave.”

Pjesë nga debati

Edi Rama: Nuk është e vërtetë ajo që thoni ju dhe një nga arsyet pse e kam ndjekur këtë komision me shumë interes është të gjejmë ku janë, nga kanë dalë ato 430 milionë Euro se në momentin që gjejmë atë, ju garantoj që do bashkohem…

Jorida Tabaku: 100 mln Euro të paguara nga buxheti i shtetit…

Edi Rama: Këto 100 milionë euro të paguara nga buxheti i shtetit janë fantazi e juaja. Sepse buxheti i shtetit ka paguar 30.6 milionë për Elbasanin, ka paguar 24.7 për Fierin. Unë  nuk jam shumë i fortë në aritmetikë, por vallaj nuk ua lë juve aritmetikën kështu që po e provoj vetë, bëjnë 55.3 milionë. Këtu mbaron puna e buxhetit të shtetit për këto investime. Se ku i gjeni ju 430 kjo do të trajtohet rrugës, por këto 100 m’i thoni pak. Është shumë e fortë kjo dhe unë do të qëndroj shumë strikt, nuk do të hyj ku e ka origjinën kjo aritmetikë dhe çfarë dëmesh i ka sjellë proceseve demokratike në Shqipëri në fakt, por më thoni ju lutem ku janë këto 100 milionë për Tiranën? Më jepni një dokument. Mund të kemi opinione, por duhet të kemi të njëjtat fakte. Më jepni faktet, dokumentet ku thuhet 100 milionë.

Jorida Tabaku: Me qetësi! Mund të fokusoheni këtu.

Edi Rama: Zonja Tabaku, është njësoj sikur t’ju pyes unë ju, ku e keni blerë ju xhaketën 75 mijë Euro. Çfarë përgjigje do jepni ju?

Jorida Tabaku: Mund të qetësoheni?

Edi Rama: Më jep bazën, ku është ky 100 milionë Euroshi.

Jorida Tabaku: Baza është thesari i buxhetit të shtetit. Zoti dëshmitar, çfarë është ligji për ju?

Edi Rama: Tani, zonja kryetare, jemi shumë dakord, deri tek 55-a me Elbasanin 30.6 dhe Fieri 24.7. Financimi i drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit për ndërtim. Por me të gjithë operimin dhe trajtimin e mbetjeve me zero për qytetarët, me zero për bashkinë, edhe në Fier edhe në Elbasan. Kjo është formula, zero. Unë? Po si nuk jam në dijeni. 55 milionë, patjetër që jam në dijeni. Kur kam dëgjuar 430 kam thënë këta të grupit të strukturuar kriminal ku mi kanë çuar lekët që nuk m’i dhanë mua.

Jorida Tabaku: Fokusohu. Zoti Dëshmitar sapo bëri një koment të rëndësishëm kryeministri, ku i kanë çuar lekët, pse nuk m’i kanë sjellë mua. Zoti dëshmitar fokusohemi tek përgjigjet e radhës.

Edi Rama: Mua nuk më del llogaria kështu. Llogaria e imja dhe e jona është ndryshe. Pse? Sepse impianti i mbetjeve në Tiranë ndërtohet 100% me paratë e investitorit. 100%. Ama çfarë janë këto pagesa dhe ishit e saktë përsëri në atë shifrën që thatë. Ekzaktësisht këtu, 2018-2021 në letrat e mia janë 36.9 dhe deri në vitin 2047 shkojnë 360. Çfarë janë këto? Këto janë pagesat për grumbullimin dhe trajtimin e plehrave. Natyrisht, paguhet për grumbullimin dhe trajtimin e plehrave se bëhet dhe pa pagesë sigurisht, por bëhet si në Porto Romano. Bëhet si në Sharrë. Bëhet si në Elbasan. Bëhet si në Fier, ku digjeshin rrugëve plehrat. Këto janë pagesa zonja Tabaku për kompaninë, këto nuk janë pagesa për ndonjë aferë. Janë pagesa për ton. Tek pagesat për ton  është e njëjta gjë, pagesë për ton për një shërbim i cili sot është ekselent se mjafton të shkoni në Sharrë. Atje shkoni sot me fëmijët.

Leave A Reply

Your email address will not be published.