Kryeministri dëshmon në Komision, Vasili: Ka mbi vete të gjithë përgjegjësinë e tij dhe të çdo ministri

0 177

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka sugjeruar se si duhet filluar pyetja e kryeministrit Edi Rama i cili dëshmon sot në Komisionin hetimor për inceneratorët. Vasili e cilëson hajdutëri të çmendur me inceneratorin e Elbasanit. Ai deklaron se përgjegjësitë e çdo ministri i verifikon kryeministri përpara se te miratohet çdo vendim qeverie që në fund ka firmën e Kryeministrit.

Sipas tij, ndaj kryeministri dmth Edi Rama ka mbi vete të gjithë përgjegjësinë e tij dhe të çdo ministri se i ka vulosur ai si të vërteta të gjithë shkeljet e ligjit të ministrave të tij dhe ka vënë firmën përfundimtare për inceneratorin e Elbasanin.

POSTIMI I PLOTË

Ja nga duhet filluar pyetja e Edi Rames!
Hajdutëri e çmendur me Inceneratorin e Elbasanit, dhjetëra shkresa ne nje dite, ja faktet!!
Përgjegjësitë e çdo ministri i verifikon kryeministri përpara se te miratohet çdo vendim qeverie qe ne fund ka firmen e Kryeministrit.
Ndaj kryeministri dmth Edi Rama ka mbi vete te gjithe përgjegjësinë e tij dhe te cdo ministri se i ka vulosur ai si te verteta te gjithe shkeljet e ligjit te ministrave te tij dhe ka vene firmën përfundimtare për inceneratorin e Elbasanin.
Meqenëse Komisionit Hetimor i interesojnë dokrrat, ja si eshte e vërteta e pergjegjesise direkte, qe bie mbi Edi Ramen dhe jane detyrime direkte, qe bien vetem e vetem mbi te.
Qeveria e Edi Rames me ate ne krye me shpejtesi “rrufeje”, qe vetem hajdutet e çmendur mund ta kene, ben dhjetra shkresa vetem ne nje dite dhe Miraton dhjetra milion euro nga data 16 dhjetor ne daten 17 dhjetor.
Ne fund bekimin e merr me firmen e Edi Rames e gjithe kjo hajduteri e çfrenuar!
Edi Rama e firmosi kete baterdi shteterore dhe eshte pergjegjesi kryesor per dhjetra miliona euro te vjedhura nga Inceneratoret!
📌 Në datë 16.12.2014, shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k., ka paraqitur Formularin e ofertës së bashku me dokumentacionin kualifikues;
📌 Në datë 16.12.2014 Komisioni i Koncesionit ka vlerësuar ofertën;
📌 Në datë 16.12.2014, Komisioni i dhënies me Koncesion, ka shpallur Fituese shoqërinë “Albtek Energy” ;
📌 Në datë 16.12.2014 Komisioni, ka negociuar kontratën me kompaninë “Albtek Energy”, jo pak por 62 faqe kontratë dhe pasi ka rënë dakord për punë minutash për gjithë të drejtat dhe detyrimet e palëve, po në datë 16.12.2014 ka firmosur draft kontratën;
📌 Po në datë 16.12.2014 Kontrata është firmosur nga Ministri i Mjedisit dhe është propozuar miratimi i financimit të saj me VKM;
📌 Po në datë 16.12.2014 është marrë pëlqimi për projekt/VKM i të paktën 8 Ministrive dhe…
📌 Në datë 17.12.2014 është miratuar me VKM 907 nga Këshilli i Ministrave “Dhënia e miratimit për sigurimin e financimit të nevojshëm të kontratës së koncesionit.
Ja se si e ka zhbërë Edi Rama dhe e ka bere copa copa shtetin, qeverine dhe e ka kthyer ne Haxhi Qamilizem qeverisjen.
Sa te jete Edi Rama shtet nuk do te kete, por do te kete vetem grabitqare te paturp qe zhvasin pa u ngopur kurre.
SPAK vepro, fillo nga Edi Rama, ja ku i ke faktet!!

Leave A Reply

Your email address will not be published.