Publikohen shifrat, zbulohet numri i ushtarëve rusë të rënë në Ukrainë

0 182

Të paktën 74,000 ushtarë rusë janë “eliminuar” që nga fillimi i luftës më shumë se tetë muaj më parë, ka pohuar Ukraina.

Në një përditësim mbi humbjet e ushtrisë ruse, Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës tha se rreth 2,734 tanke, 5,552 automjete të blinduara luftarake dhe 1,442 dronë janë shkatërruar gjithashtu.

Sky News shkruan se marrja e të dhënave të sakta për humbjet në fushën e betejës është tepër e vështirë dhe secila palë në konflikt ka interes të veçantë për t’i bërë numrat t’i përshtaten nevojave të tyre.

Inteligjenca perëndimore nuk kanë dhënë ndonjë shifër të vlerësuar së fundmi.

Në fund të shtatorit, ministri rus i mbrojtjes Sergey Shoigu tha se 5,937 nga trupat e vendit kishin vdekur në konflikt – përditësimi i parë zyrtar i ofruar nga Kremlini që nga fundi i marsit.

Megjithatë, kjo mendohet të jetë një shifër e manipuluar pasi pranohet gjerësisht se forcat ruse kanë pësuar humbje të konsiderueshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.