Rishi Sunak reagon për deklaratat e Ramës: Mbetemi të përkushtuar për luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore

0 181

Zëdhënësja e kryeministrit Rishi Sunak, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur emigrantët e paligjshëm pasi sekretarja e Brendshme britanike Suella Braveman ngriti alarmin për emigrimin e shqiptarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Në reagim theksohet se Britania mbetet e përkushtuar për luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore.

“Britania ka një marrëdhënie të fortë me Shqipërinë dhe është mirënjohëse për punën që bën për të trajtuar kontrabandistët e njerëzve”, ka thënë zëdhënësja e kryeministrit Rishi Sunak, duke shtuar: “Ne kemi një marrëdhënie të fortë me partnerët tanë shqiptarë. Ne jemi mirënjohës për bashkëpunimin e qeverisë shqiptare dhe mbetemi plotësisht të përkushtuar për të punuar së bashku me ta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.