Lukaku e mbyll me Inter, në dyshim të fortë edhe Botërori

0 253

Më shumë mundësi, vetëm në rast të ndonjë mrekullie, Inter nuk do e shoh Romelu Lukakun deri në 2023. Nëse Inzaghi është dorëzuar në këtë pikë, vijon të shpresoj Roberto Martinez.

Trajneri i Belgjikës theksoi se Lukaku është i pazëvendësueshëm, nëse nuk ia del janë të detyruar të ndryshojë skemë dhe filozofi, sigurisht kjo nuk është e lehtë pak ditë përpara startit të Botërorit.Lukaku ka fluturuar drejt Belgjikës për tu vizituar nga mjekët e përfaqësueses. Në fund të kësaj jave, ose me fillimin e javës pasuese, Lukaku do t’i nënshtrohet të tjera ekzaminimeve, për të kuptuar më qartë kohën e rikuperimit.

Belgu pësoi një tjetër dëmtim në bicepsin femoral të kofshës së majtë, edhe në rastin me optimist, nëse dëmtimi nuk është i rëndë, Lukaku e ka mbyllur me Inter për këtë vit, por në këto kushte, jo në formën e duhur fizike, edhe prezenca e tij në Botëror është në dyshim shumë të fortë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.