Po nxitoni për të dalë në pension? Sa e rrezikshme është kjo për shëndetin tuaj

0 140

Më shumë kohë e lirë dhe qetësi karakterizojnë periudhën e pensionit. Por pasiviteti i hershëm mund të kërcënojë shëndetin e trurit, sipas një studimi të ri.

Pensionimi i parakohshëm duket si një ëndërr e pakapshme për shumë punëtorë.

Në fund të fundit, kush nuk do të dëshironte të gëzonte më shumë vite në qetësi gjatë pleqërisë?

Por hulumtimet më të reja të publikuara në Journal of Economic Behavior & Organization, sugjerojnë se më pak vite punë mund të përshpejtojnë rënien aftësisë njohëse.

Programi i pensionit të hershëm pati më shumë efekte negative në aftësinë njohëse të grave, tregon studimi, duke argumentuar se reduktimi i aktivitetit mendor rezulton në përkeqësimin e aftësive njohëse.

“Fakti që pensioni çoi në uljen e performancës njohëse është një zbulim i rëndësishëm, për mirëqenien dhe cilësinë e jetës në pleqëri”, u shpreh profesori i studimit Plamen Nikolov.

Leave A Reply

Your email address will not be published.