Modelja pa të brendshme martohet me yllin e NBA-së, fustani i veçantë në ceremoninë e dasmës

0 169

Ajo njihet për stilin e saj ekstravagant dhe postimet e guximshme nudo në Instagram. Modelja nga Australia Cat McNeil u martua dje në Nju Jork në një martesë civile me të zgjedhurin e zemrës së saj, basketbollistin amerikan Miles Plumlee.

33-vjeçarja tërhoqi vëmendjen me një fustan prej 1740 dollarësh nga shtëpia franceze e modës Mônot. Fustani i veçantë i nusërisë ishte i çarë nga të dyja anët duke i zbuluar tatuazhet e saj.

Cat ka postuar dy video nga dasma në faqen e saj në Instagram. Në njërën video çifti shkëmben betimet dhe në tjetrën pozojnë jashtë gjykatës.

“Zoti dhe zonja Plumlee. Deri tani dita më e lumtur e jetës sime! Faleminderit të gjithëve që e bënë të mundur këtë. Ju dua të gjithëve”.

Të shumtë ishin ata që e uruan duke përfshirë edhe ish të fejuarën Ruby Rose e cila në urimet e saj shkroi: “O Zot, po qaj nga gëzimi. Të dua, e meriton këtë moment dhe këtë përgjithmonë”. Dy vajzat ishin bashkë për një vit dhe u ndanë në vitin 2010.

Leave A Reply

Your email address will not be published.