Pëson aksident autoambulanca në aksin Laç-Lezhë. 4 të plagosur në spital

0 159

Autoambulanca përfundon në një arë në aksin Laç-Lezhë.

Ambulanca e spitalit të Rrëshenit po transportonte të sëmurë, e si pasojë kanë mbetur të lënduar një infermier dhe 3 të moshuar, 2 gra dhe një burrë.

Aksidenti ndodhi në afërsi të një karburanti.

Sipas informacioneve paraprake, autoambulanca ka humbur drejtimin dhe doli nga rruga duke u rrokullisur disa herë në një arë.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të lënduarve.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila u dha ndihmën personave dhe po kryen veprimet proceduriale.

Leave A Reply

Your email address will not be published.