Kjo bebe do futet në histori si njeriu që arriti numrin e 8 miliardë njerëzve në Tokë

0 144

Një vajzë e lindur në Manila, Filipine të martën është shpallur personi i 8 miliardë në botë. Vogëlushes i kanë vendosur emrin Vinice dhe ajo lindi në orën 1:29 të mëngjesit.

“Sapo dëshmuam foshnjën e 8-të miliardë në botë në Filipine. Ne pritëm rreth dy orë duke filluar nga ora 23:00 mbrëmë dhe foshnja u lind rreth orës 1:29 të mëngjesit, lindje normale spontane”, tha Dr Romeo Bituin, shefi mjekësor i spitalit.

Nëna e Vinice, Maria Margarette Villorente, tha se është e lumtur që vajza e saj konsiderohet si foshnja e ‘8 miliardë’ në botë.

Raporti vjetor i Perspektivës së Popullsisë Botërore vuri në dukje se popullsia globale po rritet me ritmin e saj më të ngadaltë që nga viti 1950, duke rënë në më pak se një për qind në vitin 2020.

Sipas vlerësimeve të OKB-së, India parashikohet të kalojë Kinën si vendi më i populluar në botë në vitin 2023.

Parashikimet e fundit nga Kombet e Bashkuara sugjerojnë se popullsia globale mund të rritet në rreth 8.5 miliardë në 2030, 9.7 miliardë në 2050 dhe 10.4 miliardë në 2100.

Leave A Reply

Your email address will not be published.