Pësoi sulm epileptik, si është gjendja shëndetësore e Lugatit të “BBV Kosova”

0 133

Banori i “Big Brother Vip Kosova”, Gjon Karrica i njohur për publikun si “Lugati” sot në orët e para të mëngjesit la shtëpinë, pasi pësoi një sulm të rëndë epileptik.

Gjoni u transferuar nga produksioni në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Me t’u dërguar atje, gjendja e tij është përmirësuar dhe ai është përmendur pas disa orësh. Sipas burimeve nga mediat e Kosoves, këngëtari pas përmendjes është transferuar në repartin intensiv.Për gjendjen e tij, vëllai i madh i ka njoftuar edhe banorët përmes një zarfi të dërguar brenda në shtëpi.

“Banorë pas situatës së mëngjesit të sotëm, Lugati është dërguar në shërbimin e urgjencës në QKUK, ku ka marrë ndihmën e specializuar dhe aktualisht gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Gjoni ju falënderon për përkujdesjen që keni treguar ndaj tij dhe momentalisht sipas sugjerimeve të mjekëve duhet të kalojë pak kohë në spital, deri sa ta marrë veten plotësisht. Ju do vëllai i madh”, ka qenë njoftimi që iu është dërguar banorëve.

 

Kujtojmë që ka qenë Stresi ai që i ka dhënë ndihmën e parë mjekësore duke i nxjerr gjuhen pas sulmit epileptik që pësoi Karrica dhe më pas është shoqëruar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Leave A Reply

Your email address will not be published.