Aktori britanik zhduket në malin e rrezikshëm të Kalifornisë

0 122

Aktori britanik Julian Sands ka humbur prej gjashtë ditësh kontaktet pas ishte nisur për një tur në malin San Gabriel në jug të Kalifornisë. 65-vjeçari raportohet të ketë humbur të premten, pas një stuhie që përfshiu të gjithë zonën.

Policia dhe skuadrat e shpëtimit janë nisur për në malin në fjalë, por operacioni u pezullua fundjavën e kaluar për shkak të rrezikut për ortekë bora. Kërkimet vijojnë nga ajri me dronë dhe helikopterë.

Sands ka luajtur në disa filma dhe seriale televizive, si “A Room With A View”, “24” dhe “Smallville”.

Në një deklaratë për mediat, Zyra e Sherifit të San Bernardinos tha se kërkimet në terren do të rifillojnë sapo të përmirësohen kushtet e motit. Autoritetet thanë se kanë pasur disa telefonata për ndihmë gjatë ditëve të fundit dhe u ka bërë thirrje alpinistëve që të shmangin malin për shkak të kushteve të rënduara atmosferike.

Sands jetonte në Los Anxhelos prej vitit 2020. Ai ka folur shpesh për dashurinë për natyrën dhe ngjitjen e maleve, diçka që e ka ndihmuar të kalojë periudhën e vështirë të pandemisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.