Partia Konservatore dhe Reformiste Europiane: PS po minon shtetin e së drejtës

0 276

Në mënyrë të njëanëshme, me 97 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenim, Kuvendi miratoi sot draftin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Partia Konservatore dhe Reformiste Europiane, thotë se PS-ja po minon shtetin e së drejtës. ”Socialistët refuzuan kërkesën e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODHIR siç ishte rënë dakord në marrëveshjen e Janarit për mosmarrëveshjet midis të dy palëve. Veprimet e partisë qeverisëse Socialiste rrezikojnë prishjen e besimit të publikut në sistemin zgjedhor dhe minimin e shtetit të së drejtës”,- thuhet në reagimin e plotë.

Reagimi i plotë

Partia Konservatore dhe Reformiste Evropiane shpreh shqetësimin e saj të thellë mbi veprimet e qeverisë socialiste në Shqipëri, në lëvizjen e tyre të papritur për të ndryshuar Kushtetutën dhe sistemin elektoral, pa konsensusin me opozitën, siç ishte rënë dakord më 14 janar në dokumentin për krijimin e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, mbështetur nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar.

Socialistët refuzuan kërkesën e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODHIR siç ishte rënë dakord në marrëveshjen e Janarit për mosmarrëveshjet midis të dy palëve. Veprimet e partisë qeverisëse Socialiste rrezikojnë prishjen e besimit të publikut në sistemin zgjedhor dhe minimin e shtetit të së drejtës.

Ndryshimet elektorale janë në shkelje të drejtpërdrejtë të marrëveshjes së 5 qershorit të nënshkruar midis qeverisë dhe opozitës, duke minuar shanset që vendi të fillojë negociatat e tij të pranimit në BE.

Drejtuesi i Partisë Republikane Shqiptare, e cila është Anëtare e Partisë ECR, Fatmir Mediu tha “Duke votuar sot për të shkelur marrëveshjen e 5 qershorit me opozitën e ndermjetesuar me BE-në, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, kryeministri Edi Rama hodhi një hije të errët per zgjedhjet e përgjithshme të prillit të cilat duhet të jenë të lira dhe të ndershme. Duke e bërë këtë Rama qartë pengon integrimin e Shqipërisë në BE.

Leave A Reply

Your email address will not be published.