Lleshaj: Policët mund të ”zhvishen” për t’u punësuar si civil, kurse përgjimet…

0 400

Me 13 vota pro dhe 1 kundër në Komisionin e Ligjeve janë miratuar këtë të martë ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, tha se përgjimet ambientale do të kërkojnë veç komisarët.

“Keni drafitn e vjetër që tashmë tek i riu nuk figurojnë më. Ligji aktualisht sot siç është në përgjithësi flet për përgjim ambiental. ligji i ri është ndryshim tërësor. Nuk flet më për përgjim. Është superrregulluar dhe është modifikuar në ekstremin e mundshëm. Vetëm komisarët mund të kërkojnë përgjim ambiental. Përgjimet ambientale nuk janë përdorur nga policia”, tha Lleshaj.

Me ndryshimet e reja tashmë punonjësit e policisë do kenë mundësi të ngrihen në detyra shtetërore, me kushtin për të hequr dorë nga statusi i policit për t’u punësuar si civil. Këto ndryshime janë miratuar.

Ministri shtoi se do të parqitet edhe një nismë tjetër për sigurinë në shkolla, ku policët në moshë të thyer do të shërbejnë si punonjës sigurie. “Do të paraqesim një nismë për sigurinë në shkolla. Në shkolla policët në moshë të thyer do të shërbejnë si punonjës sigurie”, tha ministri.

Leave A Reply

Your email address will not be published.