Kanceri i gjirit, 63-vjeçarja: Nuk jemi të paprekshme

0 302

”Mos mendo se je e paprekshme nga kanceri i gjirit por bëj kontroll”. Ky është mesazhi i një 63-vjeçareje e cila ka kaluar një kalvar të gjatë pasi e konstatoi në fazë të vonë. Pacientët me kancer gjiri kërkojnë mbështetje psikologjike ndër të tjera por përveç mbështetjes së familjes ky shërbim nuk të ofrohet në spital. Ndaj mesazhi i saj për gratë dhe vajzat është thjesht nje kontroll për ta kapur në kohë. Çdo vit ka 800 raste të reja që diagnostikohen me kancer gjiri.

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kontrollet dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit. Gjatë muajit rozë, mamografitë në spitale dhe në qendra shëndetësore do të jenë falas, por këtë vit do të punojnë me orare të zgjatura për shkak të protokolleve mbrojtëse ndaj Covid-19. Turpi për kontrollin e gjirit e ka mbajtur gjithmonë larg mjekut.

Mjekët kanë vënë re se pandemia ka përkeqësuar shëndetin e të sëmurëve me kancer. Për shkak të frikës nga infektimi, shumë prej tyre kanë shtyrë kontrollet tek onkologu dhe sëmundjet kancerogjene janë rënduar. Në vendin tonë, dy gra në ditë diagnostikohen me kancer të gjirit ose rreth 800 raste të reja në vit. Onkologët thonë se është ulur vdekshmëria nga ky lloj kanceri por është rritur sëmundshmëria tek moshat e reja.

Leave A Reply

Your email address will not be published.