Zhdukja e 3 të rinjve, policia: Një ditë para ngjarjes, u dhunua fizikisht Danjel Pepaj

0 266

Kanë kaluar më shumë se 72 orë dhe ende nuk ka gjurmë të tre të rinjëve shpallur të humbur në Malësinë e Madhe, saktësisht Vilson Çutaj, Klement Pepaj dhe Daniel Pepaj. Paçka se forcat e shumta policore si dhe banorët vijojnë kërkimet, akoma nuk ka të dhëna të reja sa i përket operacionit të kërkimit. Kushtet atmosferike të orëve të fundit kanë vështirësuar kërkimet në zonë, për shkak edhe të terrenit të vështirë, ndërsa ende nuk dihet fati i 3 të rinjve, kushërinj me njëri-tjetrin.

Nga të dhënat që janë mbledhur deri në këtë fazë të hetimit, ka rezultuar e provuar se një ditë para ngjarje, në datën 2 tetor 2020 Klemend Pepaj dhe Vilson Çutaj kanë dhunuar fizikisht Danjel Pepaj. Nuk dihet me saktësi se cili ka qënë motivi i këtij sherri por në rrugë operative, policia ka mbledhur të dhëna në dy pista. Se konflikti ka lidhje për një femër dhe e dhëna tjetër është pikërisht prishja e pazareve të drogës. .

Akoma më e paqartë është vendndodhja e trupave të pajetë të Klemend Pepaj dhe Vilson Çutaj, nëse ata do jenë ekzekutuar vërtet nga miku i tyre Danjel Pepaj. Gjatë këtyre ditëve, policia ka kontrolluar me imtësi të gjithë zonën, ku jo vetëm nuk ka gjetur asnjë shenjë të dy personave të mësipërm por nuk ka mundur të gjejë në zonë qoftë dhe një parcelë hashashi, nga ku mund të dyshohet bindshëm se ngjarja lidhet ngushtësisht me prishjen e pazareve të drogës.

Deri në këtë fazë të hetimit, kjo çështje vijon të mbetet e mistershme. Në polici janë marrë në pyetje shumë persona, mes tyre dhe familjarët e tre të rinjve të zhdukur, të cilët kanë deklaruar të dhëna kontradiktore, për këtë çështje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.