Arsyet pse po merrni kilet që humbët

0 282

Të marrësh kilogramët që humbe me aq mundim është frustruese! Pavarësisht dietave, ushtrimeve fizike ti “i fitove” sërish, por pse? Ka disa zakone që i bëni çdo ditë për të cilat ndoshta nuk jeni në dijeni që ju bëjnë të rifitoni peshën e humbur.

1-Ndonjëherë, ushtrimet e tepërta ju bëjnë të merrni kile

Eshtë e mundur të merrni peshë edhe nëse jeni duke u ushtruar, të paktën përkohësisht. Teksa ushtroheni, muskujt tuaj fryhen dhe bëhen më të fortë, por mos u shqetësoni, pasi thjesht ju duket që keni shtuar peshë, por rezultatet e vërteta do t’i shihni pak kohë më vonë.

2-S’po konsumoni mjaftueshëm fibra dhe proteina

Nëse i neglizhoni fibrat dhe proteinat, mos u habisni që kilogramët të rikthehen. Fibrat ju ndihmojnë të kontrolloni urinë dhe ju japin ndjesinë e ngopjes. Prandaj, bëni mirë të hani perime, fasule, thjerëza, etj.

3-Jeni shumë, po shumë social

Jeta jonë shoqërore ndikon shumë kur vjen puna tek ekuilibri mes punës dhe kohës për veten. Nëse dilni shumicën e kohës me miqtë, ka gjasa që të pini pa masë dhe të konsumoni ushqime të shpejta të pashëndetshme. Sa më shumë të dilni aq më tepër kalori i shtoni trupit!

4-Merrni shumë kalori nga pijet

Truri ynë nuk i llogarit kaloritë që merr nga pije, prandaj nëse nuk e kontrolloni veten, mos u habisni më mbrapa.

5-Lodhja

Mungesa e gjumit është e lidhur me shtimin në peshë. Ndryshimet hormonale gjithashtu vijnë me mungesën e dëshirës për t’u ushtruar prandaj kujdesuni të bëni gjumë të mirë. 7 orë mjaftojnë për të mos shtuar kilogramët e tepërt!

Leave A Reply

Your email address will not be published.