Opozita proteston në orën 17:00 para Parlamentit, mësohet ku do të jetë Rama

0 202

Opozita ka njoftuar se sot në orën 17:00 do të protestojë para Parlamentit kundër qeverisë “Rama”. Protesta do të zhvillohet në të njëjtën orë që zhvillohet edhe seanca parlamentare.

Por, po në të njëjtën kohë, në orën 17:00, kreu i qeverisë Rama do të presë në vizitë zyrtare në Tiranë homologun e tij bavarez, Markus Söder me të cilin do të mbajë një konferencë për mediat

Opozita zhvilloi një tjetër protestë ditën e shtunë para Kryeministrisë, e cila zgjati për rreth 2 orë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.