Tragjedia në Turqi dhe në Siri vijon të marrë përmasa akoma më katastrofike për shkak të tërmeteve të njëpasnjëshme të ndodhura një javë më parë.
Bilanci i viktimave ka shkuar në 35 mijë, duke shënuar kështu tragjedinë më të madhe të shekullit në Turqi, por edhe një nga më të mëdhatë në botë në dekadat e fundit.
Mes rrënojave të ndërtesave vijojnë kërkimet për të gjetur ende të gjallë, megjithëse shpresat janë thuajse të shuara, pasi temperaturat e ulëta dhe koha e madhe e kaluar e bëjnë shumë të vështirë.
Pas mbylljes së këtij procesi, në Turqinë e Jugut do të përballen me pasoja të frikshme ekonomike, pasi një numër i jashtëzakonshëm banesash janë shembur, teksa për një kohë të gjatë nuk mund të flitet për jetë normale.