OKB: 136 civilë të vrarë në Ukrainë, mes tyre 13 fëmijë

0 197

Të paktën 136 civilë janë vrarë, mes tyre 13 fëmijë, që kur Rusia pushtoi Ukrainën javën e kaluar, tha të martën agjencia e Kombeve të Bashkuara. Ndërkohë, 400 civilë janë plagosur pasi trupat ruse lëshuan raketat në zonat e banuara.

“Numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë,” tha Liz Throssell, një zëdhënëse për zyrën e OKB-së për të drejtat e njeriut në një konferencë, duke shtuar se shumica e viktimave ishin në rajonet Donetsk dhe Lugansk në Ukrainën lindore.

Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së po rrit aktivitetet në Ukrainë në mënyrë që të mund të mbështesë deri në 3.1 milionë njerëz, tha zëdhënësi i WFP Tomson Phiri, duke shtuar: “Furnizimi me ushqime po mbaron”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.