Pas Facebook, Twitter dhe Instagram, edhe YouTube bllokon mediat ruse

0 208

Pas gjigantëve të mediave sociale si Facebook, Instagram dhe Twitter, edhe platforma e videove në internet YouTube ka bllokuar median shtetërore ruse Russia Today që të transmetojë në Ukrainë. YouTube, në pronësi të Google, ka pezulluar edhe fitimin e parave prej përmbajtjes ruse në platformën e saj. Kjo do të thotë se RT dhe kanalet e tjera do të ndalohen të marrin dollarë amerikanë për reklama në faqet e tyre të internetit, aplikacionet dhe videot e tyre në YouTube, një lëvizje e ngjashme me Facebook, Twitter dhe Instagram.

Njoftimi vjen pasi Rusia po përballet me izolimin global pasi presidenti rus Vladimir Putin më 24 shkurt urdhëroi pushtimin e plotë të Ukrainës, duke shkaktuar shkatërrim të pamëshirshëm dhe humbje jetësh njerëzore.

Zëdhënësi i YouTube Ivy Choi informoi se kanali i videove në internet po përfundon përkohësisht të gjitha reklamat dhe fitimin e parave të kanaleve ruse në kuadrin e kërkesës nga qeveria ukrainase dhe sanksioneve të fundit të vendosura ndaj Rusisë nga fuqitë perëndimore, tha YouTube.

“Ne do të kufizojmë ndjeshëm rekomandimet për këto kanale,” tha zëdhënësi i YouTube, Ivy Choi, duke shtuar se ata aktualisht po mendohet për veprime të mëtejshme në përputhje me zhvillimet e reja.

Të shtunën, Facebook dhe Twitter njoftuan masa të ngjashme. Të dy platformat e mediave sociale do të bllokojnë përkohësisht të gjitha reklamat në Ukrainë dhe Rusi.

Në një postim në Twitter të premten, Nathaniel Gleicher, kreu i politikës së sigurisë në Facebook informoi se “Tashmë ndalohet që media shtetërore ruse të shfaqë reklama në ccfarëdo lloj platforme  në botë”. Veçanërisht, Tëitter kishte bllokuar kanalin RT të kontrolluar nga shteti rus në vitin 2019, ndërsa të premten shtoi masat e tjera.

Leave A Reply

Your email address will not be published.