Ngjarje tragjike në Itali/ I mituri shqiptar mbytet nga ushqimi para syve të prindërve

0 189

Një tmrr të vërtetë ka përjetuar një familje shqiptare në Itali. Fëmija vetëm 4 vjeç mbytet në sy të prindërve.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Edolo të Brescia.

I mituri, Andrea Direxhai 4 vjeç ishte duke drekuar me familjen e tij, kur papritur u mbyt nga ushqimi.

Babai i vogëlushit 4-vjeçar lajmëroi me urgjencë ambulancën për t’i ardhur në ndihmë Andreas, por për vogëlushin kjo ishte fatale.

Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje tentuan t’i jepnin ndihmën e shpejtë 4-vjeçarit, por fatkeqësisht nuk mund të bënin asgjë për vogëlushin shqiptar.

Teksa ngjarja ka prekur gjithë opinionin publik Kryetari i Bashkisë së Edolo në Itali, Luca Masneri ka shprehur ngushëllimet për prindërit e Andreas, për humbjen e rëndë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.