Nga sot, Italia bëhet e gjitha ”zonë e kuqe”

0 291

Nga sot Italia është në një izolim rigoroz, të vendosur nga qeveria për të frenuar shtimin e rasteve me Covid-19 gjatë festave të fundvitit. Nga 24 dhjetori deri më 6 janar, i gjithë vendi do të përcaktohet 10 ditë si zonë e kuqe dhe 4 të tjera si zonë portokalli. Për të dalë nga shtëpitë, qytetarëve në Itali do t’u nevojitet një autorizim, ndërsa forcat e rendit kanë shtuar kontrollet në rrugë.

Qarkullimi mes rajoneve është i ndaluar, përveç për arsye pune, shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Lehtësim i vogël në ditën e ndërrimit të viteve dhe më pas, ku lejohet një zhvendosje e vetme, për të vizituar miqtë apo prindërit.

Blerjet e shfrenuara për Krishtlindje mungonin këtë vit, por të mërkurën, qytetarët pushtuan dyqanet për të blerë dhuratat e minutës së fundit përpara izolimit. Rrobat dhe bizhuteritë ishin mes dhuratave të zakonshme edhe në këtë kohë pandemia, por dhurata më e kërkuar e italianëve është një shëndet i mirë dhe sigurisht, një vaksinë.

”Izolimi dhe kufizimi i vizitave tek të dashurit tanë është një problem edhe për ne të rinjtë. Nuk duhemi harruar ne të rinjtë, por izolimi është i mirëpritur dhe duhet të shkojmë përpara, me shpresën që të kemi një vit të ri më normal e të qëndrueshëm”,-u shpreh Leonardo Dalusi, banor i Romës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.