Besimtarët e krishterë kremtojnë meshën e Krishtlindjes

0 246

Me maska dhe disa orë përpara orarit të zakonshëm, qindra besimtarë të krishterë morën pjesë sot në meshën e Krishtlindjeve që u mbajt pasditen e sotme në Katedralen e Shën Palit në Tiranë.

Imzot George Frendo drejtoi lutjet për më shumë shpresë, besim dhe jetë, ndërsa pas meshës kanë drejtuar urimet publike politikanë të ndryshëm.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha uroi “për një të nesërme më të mirë dhe më të begatë” ndërsa theksoi se gjatë këtij viti “kemi pasur mundësi të shohim më qartë ku jemi dhe çfarë duhet të bëjmë për të ndryshuar realitetin tonë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.