Netflix zbulon serialin më të suksesshëm

0 293

Netflix pretendon se seriali më i suksesshëm i platformës është “Bridgerton”, një dramë e vendosur në Britaninë e fillimit të viteve 1800. Seriali është parë nga 82 milionë abonentë në 28 ditët e para të publikimit, tha Netflix përmes një deklarate për mediat të mërkurën.

Kompania tha gjithashtu se seriali përbënte 10% të pjesës së tregut në të gjitha shtetet ku operon, përveç Japonisë, ndërsa ka qenë seriali më i shikuar në 83 shtete, mes tyre Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Brazili, Franca, India dhe Afrika e Jugut.

Drama e bazuar mbi romanet e Julia Quinn, ka shkaktuar shumë debate që prej debutimit në fund të vitit të kaluar. Ngjarjet zhvillohen në Londrën e vitit 1813, në fund të epokës “Xhorxhiane”, të quajtur kështu për shkak të sundimit të Anglisë nga mbretërit Xhorxhi I, Xhorxhi II, Xhorxhi III dhe Xhorxhi IV. Skenat erotike dhe kostumet e periudhës kanë bërë që seriali të tërheqë shumë vëmendje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.