Moderatorja preket nga Covid-19: Jam mbyllur, jini mirënjohës për çdo frymëmarrje

0 325

Covid-19 ka prekur edhe moderatoren shumë të dashur për publikun Arjola Shehu. Përmes një statusi në Instastory, ajo ka bërë me dije këtë lajm të keq, teksa shkruan se është prej ditësh me temperaturë.

Ajo tregon ndër të tjera edhe se ka datëlindjen dhe se këtë vit po e feston në dhomë e mbyllur dhe pa mundësi për të dalë asgjëkundi. Moderatoren e shohim çdo ditë në mëngjen në ekranin e ”Rtv Ora”, me programin ”Ditë e Re”.

“Sigurisht, kjo ditëlindje për mua është ndryshe, e mbyllur në shtëpi prej disa ditësh, me temperaturë dhe pa mundësi për të dal jashtë dhomës sime por kjo kohë vetëm, të bën të kuptosh se çfarë vërtetë ka rëndësi, kush është pranë teje, sa e rëndësishme është të jemi mirënjohës për çdo frymëmarrje! Gëzuar për mua! Me covid, por me shumë dashuri! Mezi pres të kthehem pranë jush”,- shkruan Arjola.

Leave A Reply

Your email address will not be published.