Miliarderi Elon Musk, pronari i Twitter pushon publikisht një punonjës pasi i ktheu fjalën!

0 195

Që kur mori drejtimin e Twitter, Elon Musk ka pushuar nga puna qindra punonjës në kompaninë e mediave sociale. Por një nga shkarkimet më të çuditshme erdhi rreth dy javë pas marrjes së drejtimit të gjigantit mediatik.

Pasi korrigjoi postimin në Twitter të Musk se Twitter kishte vonesa në disa shtete, një inxhinier i Twitter ngeli pa punë brenda ditës.

Elon Musk e shkarkoi publikisht në Twitter thjesht me një status: “Ai është shkarkuar” pasi punonjësi i ktheu fjalën publikisht.

Pasi Musk postoi në Twitter një status për të kërkuar falje që Twitter ishte “super i ngadaltë” në shumë shtete, Eric Frohnhoefer, një inxhinier softuerësh në Twitter, i cili kishte mbi gjashtë vjet që punonte aty, iu përgjigj postimit në Twitter duke korrigjuar shefin e tij Elon Musk.

Musk kërkoi sqarime mbi pretendimin e Frohnhoefer dhe pyeti se çfarë kishte bërë inxhinieri për të korrigjuar çështjet. Frohnhoefer renditi disa gjëra që ai dhe ekipi i tij kishin bërë, ndërsa theksoi se ka “ende vend për përmirësime të performancës”.

Më pas përgjigja e Musk për inxhinierin ishte se “ishte i pushuar”. Në debat u përfshinë edhe disa përdorues të tjerë të Twitter. Përgjigja e Musk u fshi më pas ndërsa replika e inxhinierit i cili ia ktheu me një emoji që nënkupton: “në rregull zotëri!” vazhdon të jetë ende aty.

Leave A Reply

Your email address will not be published.