Lufta në Ukrainë/ Lavrov fajëson sërish Perëndimin dhe aleatët e tij për provokimin

0 166

Perëndimi dhe aleatët e tij kanë provokuar veprimet e Rusisë në Ukrainë, dhe jo anasjelltas, tha ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov.

“Sa më shumë që Perëndimi dhe aleatët flasin për agresion të paprovokuar, aq më shumë të gjithë janë të bindur se është provokuar nga vetë ata,” u tha Lavrov gazetarëve gjatë samitit të G20 në Bali të martën.

“Dhe nuk është agresion, është një operacion për të mbrojtur interesat legjitime të sigurisë ruse për shkak të kërcënimeve në kufijtë e Rusisë dhe për të mbrojtur popullsinë ruse në Donbas”, shtoi ai.

CCN shkruan se Lavrov akuzoi gjithashtu NATO-n dhe Bashkimin Evropian për ndërhyrje në luftën në Ukrainë.

“Unë besoj se NATO dhe Bashkimi Evropian kanë qenë prej kohësh pjesëmarrës në një luftë hibride në Ukrainë, konflikt hibrid me furnizimet e tyre të armëve dhe trajnimin e ushtarakëve”, tha ai.

Pavarësisht se foli kundër Perëndimit, Lavrov u tha gjithashtu gazetarëve se kishte folur me presidentin e Francës Emmanuel Macron, duke pretenduar se lideri francez i tha Lavrovit se donte të vazhdonte komunikimet me presidentin rus.

“Kam folur me presidentin Macron dhe ai konfirmoi synimin e tij për të vazhduar kontaktet me presidentin Vladimir Putin, për të kërkuar një marrëveshje që do të lejojnë zgjidhjen e situatës”, tha Lavrov.

Në tetor, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkroi një dekret duke përjashtuar zyrtarisht mundësinë e negociatave me Putinin. Ishte data kur Putini njoftoi se do të aneksonte Kherson, Zaporizhzhia dhe Republikat Popullore të Donetsk dhe Luhansk, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Leave A Reply

Your email address will not be published.