Makina “fluturon në ajër” këmbësoren në Vlorë, shoqërohet në polici drejtuesi i mjetit

0 162

Një aksident ka ndodhur rreth orës 14:00 në fshatin Babicë e Madhe të Vlorës, ku një automjet ka përplasur një këmbësore që po kalonte rrugën.

Sipas informacioneve paraprake raportohet se 49-vjeçarja është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Policia ka bërë shoqërimin në komisariat të drejtuesit të mjetit ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në fshatin Babicë e Madhe, në vendin e quajtur AliKokë, shtetasi K. H., 61 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen B. O., 49 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cili u dërgua në spitalin e Vlorës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi K. H., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.