Mancini “përkëdhel” Shqipërinë: Skuadër e mirë

0 173

Roberto Mancini si një kavalier i vërtetë nuk nguroi të flas me fjalë pozitive për Shqipërinë, kuqezinjtë në sytë e tij zhvilluan një ndeshje të mirë:

“Është një skuadër e mirë, e dinim këtë që nuk do të ishte e thjeshtë, edhe Shqipëria ka bërë një ndeshje të mirë. I kam bërë komplemente në fund Rejas se ishte një ndeshje e mirë dhe e falënderova që na ftuan”, u shpreh Mancini për Shqipërinë duke u ndalur më pas tek Italia e tij:

“Duhet të luajmë në mënyrën më të mirë të mundshme në kohën e duhur. Bëmë gjëra të mira dhe krijuam shumë raste, ndryshuam edhe sistemim e lojës, na shkoi mirë. E gjithë faza sulmuese bëri mirë. Grifo është një djalë i shkëlqyer, një futbollist i mirë. Bëri dy gola shumë të bukur. Edhe Zaniolo bëri një ndeshje të mirë, të gjithë bëmë mirë”, u shpreh Mancini pas ndeshjes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.