Lukaku bëhet “meme”, belgu fut në siklet Interin, tani huazimi i tij vihet në dyshim

0 192

Fitorja kundër Napolit ishte një mirazh i bukur, një prove force nga ana e Inter, me zikaltërit që hapën garën për titull, por ajo fitore në “San Siro” u zbeh shumë shpejt pasi ekipi i Inzaghit la dy pikë jetike përballë Monza-s. Për momentin kreu mbetet ende larg, minus 10-të pikë, por ajo që shqetëson drejtuesit e klubit nuk është vetëm diferenca me Napolin, por dhe forma shumë e dobët e Romelu Lukakut.

Ndaj Monza-s, Lukaku u hodh në fushë si zëvendësues në vend të Dzeko-s, por belgu ishte hija e emrit të tij, gaboi në çdo gjë, në çdo prekje. Tani Lukaku po kthehet në një shqetësim në shtëpinë zikaltër, në një problem për të tashmen, por edhe për të ardhmen.

Në fund të këtij sezoni, Inter duhet të vendos nëse do të rinovojë apo jo me Chelsea, nëse do të huazojë Lukakun edhe për një tjetër vit. Forma e tij e dobët e bën jo të lehtë këtë vendim, të pa qartë, pasi e tillë është situata për momentin, Lukaku nuk ofron asnjë garanci.

Leave A Reply

Your email address will not be published.