Paratë e vjedhura në banesën e ish-drejtoreshës, nis hetimi mbi origjinën e parave

0 164

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet në lidhje me grabitjen e kryer nga një pastruese dhe i biri i saj të cilët arritën të vjedhin shuma të majme parash dhe bizhuteri me vlerë nga banesa e ish-drejtoreshës së koncesioneve, Alda Klosi.

Sipas Balkanweb, për këtë çështje po hetohet origjina e parave të vjedhura në banesën e Klosit nga Seksioni i Posaçëm kundër korrupsionit në Prokurorinë e Tiranës.

Banesa në fjalë ndodhet në Rrugën e Kosovarëve, ndërsa mendohet se vjedhja ka ndodhur në datën 15 dhjetor të 2022-shit.

Ishte pikërisht Klosi që ka bërë denoncimin në polici më 15 dhjetor, ndërkohë banesa ku është kryer vjedhja ishte marrë nga ajo me qira.

Paratë të cilat u vodhën në banesën e ish-shefes së kabinetit të ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosi arrinin në shifra rreth 120 mijë euro.

Kujtojmë gjithashtu se në shtëpinë e pastrueses Rozeta Dobi dhe djalit të saj u zbuluan 400 mijë euro, që ishin fshehur në tubin e aspirimit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.