Punonjësit mbi 55-vjeç në radhët e Policisë së Shtetit, gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, do të lirojë vendet e tyre të punës. Ligji i paraqitur nga Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i miratuar nga Komisioni i Sigurisë, bëhet fjalë për ligjin për trajtimin financiar të këtyre punonjësve që preken nga dy kushtet e lirimit, atë të moshës 55-vjeç dhe shërbimit në radhët e policisë për 30 vjet, ka argumentuar ministri Lleshaj.
“Nga radhët policisë të largohen ose me kërkesën e vetë punonjësit të policisë ose me vendim të autoriteteve drejtuese të saj punonjësit e policisë që kanë mbushur moshën 55 vjec, ose që kanë plotësuar 30 vite shërbim në radhët e policisë. Sot ne kemi në nivelin bazë të policisë oficerë që janë mbi 50 vjec, në gradat e ulëta, në gradat, nënkomisar, grada inspektorëve, që janë 60 vjec. Synimi është që të preket kjo fashë e gradave, njerëz që janë në terren, njerëz që duhet se s’bën të lëvizin. Pas largimit nga radhët e policisë, këta punonjës të shtetit parashikohet të trajtohen financiarisht me 50% të pagës neto”.
Është parashikuar që të kenë një trajtim financiar i cili shkon në vlerën e 50% të pagës mujore neto. Sipas ministrit Lleshaj, i gjithë ky ristrukturim në radhët e efektivëve për të rigjeneruar forca dhe energji të reja në terren, është një instrument që policia në rast nevoje ti thërrasë në detyrë këtë kontigjent.
Çfarë parashikon ligji për lirimin e 613 policëve
Me miratimin e këtij projektligji për një periudhë prej 3 vitesh mosha mesatare e punonjësve, kryesisht të policisë, ulet mesatarisht me 2 vite. Numri i punonjësve që aktualisht plotësojnë kriteret për përfitim të trajtimit financiar sipas kritereve të parashikuara në këtë projektligj është në total 613 punonjës. E ndarë sipas strukturave, si më poshtë:
Nga Policia e Shtetit 585 punonjës, ku janë 22 drejtues, 5 drejtues të parë, 28 kryekomisarë, 35 komisarë, 97 nënkomisarë dhe 398 inspektorë të cilët marrin aktualisht 204 mln lekë paga nga shteti në vit. Në radhët e Gardës së Republikës 21 punonjës nga të cilët 4 kolonelë, 1 nënkolonel, 4 majorë, 6 kapter reshter, 5 kapterë shtabi dh e1 kaptër që aktualisht në total kanë trajtimin financiar me paga në 7.6 mln lekë në vit.
Nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministri 7 punonjës, nuk preket drejtori i përgjithshëm por preken 2 zv.drejtorë të përgjithshëm, asnjë drejtues i parë, 2 drejtues dhe 3 kryeinspketorë me efekt financiar 3.5 mln lekë në vit. Nga përllogaritjet rezulton se efektet financiare vjetore, nëse zbatohet ligji duke filluar nga viti 2020, për të gjithë punonjësit që plotësojnë kriteret, është 215 506 116 lekë.
Nisur nga mundësitë për zëvendësim, në mënyrë të veçantë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, e cila përfshin numrin më të madh të punonjësve me gradë, sikurse shpjeguar në këtë rubrikë, është vlerësuar që numri i punonjësve që do të përfitojnë trajtimin financiar, të përcaktohet çdo vit në varësi të mundësive për fonde financiare për këtë qëllim. Sipas kësaj skeme, inspektori do të përfitojë 26 200 lekë në muaj dhe mesatarisht përfshirë edhe gradat e larta rreth 29 297 lekë në muaj.