Lana Del Rey është fejuar dhe shihni me kë (FOTO)

0 284

Papritur bota mëson se Lana Del Rey është fejuar! Burime për revistës ”People”, bëjnë me dije se këngëtarja është e kokë e këmbë e dashuruar me partnerin e saj, një muzikant i lezetshëm që quhet Clayton Johnson.

Fansave të zjarrtë të këngëtares s’duhet t’i ketë shpëtuar një detaj i tillë, duke qenë se teksa performonte “Love You Like A Woman”, gjatë programit “The Tonight Show”, pak ditë më parë, diamanti shkëlqente në dorën e saj të majtë.

Thuhet se dyshja u njoh online dhe pas disa bisedash nisën të dilnin me njëri-tjetrin. Dikur, Clayton ishte kitarist dhe muzikant, por ka kohë që ka hequr dorë nga muzika. E dimë që pas fotove më lart do të kaloni shumë kohë në Instagram-in e tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.