Kur një kroçerë me 600 turistë francezë zbarkonte në mbretërinë shqiptare

0 173

Nga Aurenc Bebja

“Le Temps” ka botuar, të mërkurën e 24 majit 1933, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me zbarkimin e një kroçere me 600 turistë francezë askohe në mbretërinë shqiptare.

Një kroçerë franceze në Shqipëri

Me iniciativë të z. Stavro Stavri, Ministër (ambasador) i Shqipërisë në Francë, një delegacion i madh turistësh francezë me shumë personalitete të shoqërisë pariziane shkoi në Shqipëri ku iu rezervua një pritje e ngrohtë nga autoritetet dhe nga populli.

Gati gjashtëqind udhëtarë të drejtuar nga z. Germain-Martin, ish-ministër i Financave, zbarkuan në Durrës dhe udhëtuan nëpër Shqipëri ku gjatë gjithë udhëtimit të tyre u rezervuan pritje entuziaste për ta.

Në Korçë, ata patën kënaqësinë të priten nga z. André Mazon, profesor në Kolegjin e Francës, i cili prej disa kohësh po ndjek atje disa kërkime filologjike.

Ky udhëtim francezësh në Shqipëri vulosi sërish miqësinë mes dy vendeve, e cila ishte shfaqur me gëzim së fundmi gjatë lundrimit të kroçerës “Guillaume Budé”.

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-temps-1933-kur-nje-krocere-me-600-turiste-franceze-zbarkonte-ne-mbreterine-shqiptare/

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.