Kriset shoqëria mes Monikës dhe Arjolës, çfarë ndodhi me mikeshat pas daljes nga Big Brother

0 171

Brenda shtëpisë Monika dhe Arjola u bënë dy mikesha të ngushta. Përgjatë ditëve ato treguan se kjo miqësi do të vijonte dhe jashtë. Por duket se vetëm pak ditë pasi ato kanë lënë shtëpinë, marrëdhënia mes tyre është ftohur.

Ish-banoret e “Big Brother VIP” ishin të ftuar mbrëmjen e të martës në Fun Club, ku kanë komentuar lojën e finalistëve dhe ngjarjet që kanë ndodhur brenda shtëpisë së famshme. Teksa po komentonte rrugëtimin në BB, Monika shprehu dashurinë ndaj Arjolës, me të cilën ka pasur një raport të mirë brenda shtëpisë.“Të dua shumë,” iu drejtua ajo Arjolës.

Por ajo që ra në sy ishte reagimi i ftohtë i kësaj të fundit. Nuk dihet nëse ka pasur ndonjë përplasje pas daljes nga shtëpia e BB por aktoret lanë të nënkuptojnë se marrëdhënia e tyre nuk është si më parë. Arjola është shfaqur e nervozuar ndërsa nuk kurseu dhe komentet e ashpra ndaj Donaldit.Ajo tha se Donaldi ka tentuar të bëjë heroin për të dalë mirë para publikut dhe se çdo gjë e ka bërë për sukses. “Ka bërë gjëra në këtë program, por protagonizmin e ka marrë dashje pa dashje, me meritë, ose pa meritë. Donaldi ka pasur shumë strategji.

Dhe miqtë i ka përdorur që të gjithë për suksesin dhe famën e vet sepse është i etur për sukses. Ka përdorur çdo lloj guri, me Sarën me Semin, me Egzonën. Ka bërë heroin me të gjitha. Donaldi gabimin më të madh e ka bërë kur doli kundër Einxhelin. I ka ndihmuar njerëzit vetëm për strategjinë e vet.“, tha ajo. Ndërkaq Monika ka folur ditën e djeshme për raportin me Arjolën, e ftuar në “Shqipëria Live”. Aktorja u shpreh se i është mirënjohëse për mbështetjen që Arjola i ka ofruar, por mbrojtja që i ka bërë Ilirit ka qenë e vazhdueshme.

“Unë di që Arjola ka qenë e rënduar psikologjikisht dhe nuk u mora fare me këtë, jam e sigurt që ajo ka mbrojtur Ilirin që në fillim. Unë thjesht i bëra një sqarim, Arjolë e dashur ti thuaj vetëm të vërtetën për çfarë kemi thënë ne të dyja”, deklaroi ish-banorja.

Leave A Reply

Your email address will not be published.