“Inceneratorët”, Kryemadhi: Padia është bërë nga LSI, asnjë kompromis i nëndheshëm nuk ‘varros’ të vërtetën!

0 176

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të PD, Lulzim Bashës në Kuvend, lidhur me aferën e inceneratorëve.

Në një postim në rrjete sociale, Kryemadhi shkruan se deputeti Alqi Bllao, bashkë me ish-ministrin Koka, e personat e tjerë të përfshirë janë paditur nga LSI.

Ajo thekson se nuk ka asnjë kompromis dhe se topi sipas saj është në anën e SPAK.

Postimi i Monika Kryemadhit:

Sot një deputet i Kuvendit paska përmendur se babai i deputetit të PS Alqi Bllako, është punësuar me pagë 10 milionë lekë në muaj tek inceneratori i Tiranës.
Fakt ky, që unë e kam ekspozuar para 1 viti, në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, në datë 3 Mars 2021 , si dhe e kam denoncuar me prova në SPAK.

Deputeti në fjalë dhe deputetja tjetër, që drejton komisionin hetimor, le të merren me përgjegjësinë penale të Erion Veliaj, nëse e kanë kaq seriozisht zbardhjen e aferës. Kryetarit të bashkisë që ka shpërdoruar detyrën duke lidhur taksat e qytetarëve të kryeqytetit për 30 vjet me koncesionin e inceneratorit të Qarkut Tiranë, pa marrë vendimin e Këshillit Bashkiak, ndryshe nga çfarë parashikon ligji i vetqeverisjes vendore.
Ose, nëse kanë lidhur një 17 Maj të dytë, që përmes komisionit hetimor të gënjejnë publikun dhe t’i bëjnë presion SPAK, le ta deklarojnë publikisht.
Koka nuk ishte koka e inceneratorëve. Bllako e ka padinë me emër nga LSI për rolin e tij dhe pagën e babait. Ashtu edhe Rama, Veliaj, Subashi, e ministrat rilindas të përfshirë.
Asnjë kompromis të nëndeshëm nuk do mund të amnistojë përgjegjësit dhe të varrosë të vërtetën! Ajo do jetë edhe më publike, edhe më e qartë! Topi në fushën e SPAK…

 

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.