Komuniteti mysliman ofendohet nga sfilata e Rihannës (VIDEO)

0 379

Rihanna ndezi reagime të ashpra, pasi besimtarët myslimanë vunë re përdorimin e një kënge që përfshin vargje të shenjta islamike, gjatë shfaqjes së saj të dytë të të brendshmeve, Savage x Fenty. Kënga quhet “Doom”. Ajo u lëshua në vitin 2017 dhe përfshin një përmbledhje rreth “fundit të kohërave dhe ditës së gjykimit”.

“Hadithi”, një rekord i shkruar i thënieve dhe veprimeve të Profetit Muhamed dhe njerëzve të tij më të afërt, konsiderohet jashtëzakonisht i shenjtë për myslimanët dhe vjen dytësor vetëm pas Kuranit, përsa i përket autoritetit tekstual. Kënga u rendit në listën e këngëve Savage x Fenty Volume 2 në Amazon, ku u transmetua shfaqja e modës.

Një zëdhënës i Coucou Chloe, që ka krijuar dhe këngën, bëri një deklaratë faljeje në Twitter “Unë dua të kërkoj ndjesë të thellë për këngën “Doom”. “Kënga u krijua duke përdorur shembuj nga gjurmët e Baile Funk që u gjetën në internet. Në atë kohë, nuk ishim në dijeni që ato kishin përdorur si tekst, pjesa nga Hadithi Islam”. Këngëtarja tha gjithashtu se po punon për heqjen e këngës nga të gjitha platformat e transmetimit. Reagimet nga njerëzit në rrjetet sociale kanë qenë të shumta, madje shumë prej tyre kërkojnë të “anulojnë Rihannën” (cancel*).

Në një story në Instagram, të postuar pak më parë, Rihana shprehet ”Dua të falenderoj komunitetin mysliman të cilët i dhanë rëndësi një gabimi që u bë pa qëllim dhe ishte ofendues në shfaqjen tonë Savage x Fenty. Do doja të kërkoja falje për këtë gabim të pakujdesshëm. Ne e kuptojmë që kemi lënduar shumë nga vëllezërit dhe motrat tona myslimane dhe jam totalisht e zhgënjeyer nga kjo! Unë nuk luaj me asnjë lloj mosrespekti kundrejt Zotit ose çfarëdolloj feje, prandaj dhe përdorimi i këngës në shfaqjen tonë, është totalisht i papërgjegjshëm! Duke ecur përpara, ne do sigurohemi që asgjë si kjo mos të ndodhë më. Faleminderit për faljen dhe mirëkuptimin tuaj, Rih”,- thotë ajo. /Anabel/

Leave A Reply

Your email address will not be published.