Një ditë pas miratimit të ndryshimeve në kod që sanksinuan në ligjin e ri zgjedhor ndalimin e koalicione parazgjedhore me listë të përbërë, Lulzim Basha mblodhi aleatët në selinë blu. Janë dy skenare që po diskutohen mes opozitës. Skenari i parë është dalje me dy lista, një e udhëhequr nga PD dhe një e udhëhequr nga LSI. Një tjetër opsion që po vlerësohet pas ndryshimeve më të fundit në kodin zgjedhor me qëllim maksimalizimin e votave është edhe dalja me nje listë unike, por vendimmarrja finale do të përcaktohet pas kalkulimeve të ekspertëve të opozitës. Aleatët pritet të mblidhen për vendimmarrje finale.