Kolaudimi, ekspertët kundër kontrollit teknik 1 herë në 2 vjet

0 385

Kolaudimi i automjeteve 1 herë në 2 vjet, për ekspertët autoteknikë është një periudhë e gjatë për flotën prej 630 mijë makinash që disponon aktualisht Shqipëria. ”Mendoj se nuk është e mirëstudiuar, pasi duhej marrë mendimi i ekspertëve. Koha e zgjatjes së kontrollit teknik nuk do ndikojë në parandalimin e aksidenteve rrugore, për arsyen e thjeshtë se aftësitë profesionale të drejtuesve të mjeteve nuk janë të tilla që të mund të kontrollojnë sistemin e drejtimit dhe frenimit”, thotë Islam Qibini, ekspert i sigurisë rrugore.

Kurse eksperti tjetër, Arben Luzi nënvizon se “70 % e mjeteve janë në moshë të madhe, me shumë kilometra, këtyre mjeteve u ka kaluar afati për të qarkulluar. Mos harrojmë që në Shqipëri ka edhe pjesë automjetesh të imituara që nuk japin garanci”. Ekspertët shikojnë me shqetësim edhe zgjatjen e afatit të kontrollit për mjetet e transportit publik.

Ata janë të mendimit se shtetëzimi i kolaudimit pas përfundimit të koncesionerit do të jetë një zgjidhje e përkohshme, pasi më tej ky shërbim do t’i delegohet sërish privatit. Qeveria ka depozituar në Kuvend edhe propozimet për ndryshimet në kodin rrugor që lindin nga zgjatja e afateve të kontrollit teknik, ndërsa tarifat nuk do të ndryshojnë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.