Karantina dhe testimi masiv, zvogëloi me 60% përhapjen e Covid-19

0 352

Testimi masiv për Covid-19 në Sllovaki, ka zvogëluar përhapjen në 60% brenda një jave, në një kombinim me karantinë dhe masa të rrepta.

Sllovakia do të kryejë teste pa pagesë në gjithë vendin me rreth 5 milionë banorë në një periudhë të shkurtër kohore, ku të gjithë të punësuarit që kanë rezultuar pozitiv nuk duhet të shkojnë në vendin e tyre të punës.

Të gjithë ata persona që kanë rezultuar pozitivë duhet t’i nënshtrohen vetëizolimit së bashku me familjen, por çdo i punësuar do të marrë pagën e plotë për 10 ditë izolim.

Të gjithë të tjerët që janë negativë në testin e Covid-19, munden të shkojnë në punë pa ndonjë problem, nuk munden të vizitojnë shtëpitë e pleqve dhe studentët nuk mund të kthehen në shtëpi për festat e fundvitit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.