Rriten krimet kibernetike/ Nga mashtrimet për pajisje mjekësore tek ngacmimet seksuale

0 334

Pandemia e Covid-19, e cila është shoqëruar me një izolim të qytetarëve, nga ana tjetër ka sjellë një përdorim masiv të rrjeteve sociale, çka për ekspertët do të thotë një shtim të madh të viktimave që bien pre nga shantazhues të ndryshëm.

Covid-19 është parë si një mundësi për të mashtruar qytetarët përmes faqeve ku pretendohet se ofrojnë shërbime mjekësore kundër koronavirusit. Qëllimi i vetëm është zhvatja e parave nga këta qytetarë.

Një tjetër formë mashtrimi që është shtuar kohët e fundit, janë edhe publikimet e fotove apo videove personale në këmbim të parave. Por edhe kërcënimet seksuale nuk kanë qënë të pakta gjatë pandemisë.

Alarmi është ngritur edhe nga policia e shtetit e cila ka apeluar qe qytetarët të mos komunikojmë me persona të panjohur apo te pranojnë që të shkëmbejnë të dhënat e tyre personale apo bankare përmes rrjeteve sociale.

Leave A Reply

Your email address will not be published.