Ja data kur “big-ët” e Premier League rikthehen në fushë

0 381

Britania po përgatitet për të rikthyer në fushë sportin më të bukur në botë atë të futbollit. Drejtuesit e klubeve kryesore të Premier Leagues kanë zhvilluar një takim me zyrtarët e qeverisë dhe është rënë dakord që ndeshjet mund të rifillojnë nga data 12 qershor. Klubet duhet të zhvillojnë një votim për të vendosur përfundimisht se kur do të rifillojë sezoni i lënë përgjysmë. Nuk diskutohet që tifozët do të mungojnë në shkallët e stadiumit dhe kjo që pritet të zgjasë për një afat të pacaktuar, ndoshta deri në gjetjen e vaksinës kundër pandemisë së Covid-19. Qeveria ka paraqitur një plan për të ndjekur nga klubet i cili duhet të zbatohet me përpikmëri dhe rregulli i distancimit social do të monitorohet si një ndër më të rëndësishmit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.