Edhe pse Eurovison 2020 është anuluar për shkak të Covid-19, Arilena Ara publikoi videoklipin zyrtar të këngës “Fall from the sky”, e cila do të përfaqësonte Shqipërinë. Videoklipi është ndërtuar i gjithi në tonet e ngjyrës së bardhë dhe nis me Arilenën që këndon në prani të një pianoje e veshur me pantallona, çorape të gjata dhe xhaketë të bardhë. Në një tjetër pjesë, Arilena shfaqet përpara një peme pa jetë dhe më pas videoklipi lakonik e vendos këngëtaren brenda një kafazi. I gjithë klipi është i ndërtuar në një formë që të krijon idenë e një engjëlli të rënë nga qielli por thënë sipas fjalëve të tekstit, “është i destinuar të fluturojë”.