Ivanka ”sabotoi” Zonjën e Parë, çfarë pritet nga libri që del më 1 shtator

0 466

Vajza e presidentit Donald Trump dhe këshilltare e tij, Ivanka Trump ka tentuar të dëmtojë Melania Trump-in në një seri përplasjesh në Shtëpinë e Bardhë, sipas një libri të ri të botuar nga një ish e afërme e Zonjës së Parë.

Pas një përplasjeje të tillë në lidhje me ndërhyrjen në përpjekjet e zonjës së parë për të zgjedhur një shef të ri stafi, Melania i është referuar vajzës së bashkëshortit dhe aleatëve të saj duke i quajtur gjarpërinj.

”Melania dhe unë”, nga Stephanie Winston Wolkoff, do të botohet më 1 shtator dhe pason botimin e një tjetër libri bezdisës për Shtëpinë e Bardhë, atë të mbesës së presidentit Trump, Meri Trump. Siç shkruan ”The Guardian”, që ka siguruar një kopje të librit, përplasjet mes Ivankës dhe Melanias nuk kanë qenë të pakta.

Autorja e librit, ka punuar për Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë, pa pagesë, duke punësuar stafin, organizuar eventin, duke shkruar fjalimet e saj dhe duke krijuar nisma të ndryshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.