Tensionet në Mesdheun Lindor mbeten të larta, teksa anijet turke dhe ato greke vijojnë lundrimin në ujërat e kontestuara nga të dyja palët. Presidenti i Turqisë, Erdogan është shprehur se për çdo zhvillim negativ i vetmi vend përgjegjës do të jetë Greqia dhe do të jetë e vetmja që do të vuajë pasojat. Një deklaratë e tillë ishte kundërpërgjigje ndaj reagimit të kryeministrit grek, Mitsotakis i cili u shpreh se ekzistojnë rreziqe për incidente për të cilat fajtore do të jetë Turqia.
Çfarë do të sillte përshkallëzimi i krizës?
“Unë nuk mendoj se ju mund të përjashtoni mundësinë e një shpërthimi, ka të ngjarë që të ndodhë rastësisht. Sidoqoftë, unë mendoj se kjo krizë me Turqinë në Mesdheun Lindor ka treguar që Presidenti Erdogan nuk dëshiron një konfrontim me Greqinë por po ndjek me një mënyrë shumë të kujdesshme një strategji të një tensioni të kontrolluar. Theksi është tek kontrolli”, shprehet Panagiotis Tsakonas, profesor për marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e Athinës.
Cila duhet të jetë përgjigjja e Europës?
”Sanksione të mundshme të BE kundër Turqisë padyshim do të dërgojnë një mesazh të fortë për Ankaranë. Besoj se ato janë vetëm pjesë e një strategjie më gjithëpërfshirëse që BE duhet të zhvillojë drejt Ankarasë. Kjo strategji duhet të jetë një ndërthurje e afrimit gjerman me qasjen franceze të frenimit të agresionit turk”, thotë profesori Panagiotis Tsakonas.