“IPO” më e madhe në botë/ Aramco lajmëron ofertën që e vlerëson firmën në $1.7 trilionë

0 886

Kompania e naftës e Arabisë Saudite, Saudi Aramco, e ka vlerësuar ofertën publike fillestare në 8.53 dollarë për aksion, duke e bërë ofertën më të madhe në histori.  Në këtë nivel, Aramco arrin një vlerë totale në treg prej 1.7 trilionë dollarë, duke kaluar Apple si kompania e listuar me vlerën më të madhe.

Oferta gjeneroi 106 miliardë dollarë nga investitorë institucionalë dhe së bashku me kërkesën totale nga investitorët individualë, porositë arritën në 119 miliardë dollarë.   Gjiganti shtetëror i naftës në Arabinë Saudite deklaroi se do të ruajë opsionin e një oferte akoma më të madhe prej 3.45 miliardë aksione, me vlerë 29.4 miliardë dollarë.

Pavarësisht të vonesës së ofertës në SHBA dhe shtetet europiane, investimet nga investitorët e brendshëm, veçanërisht nga fondet sovrane në Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti dhe shtete të tjera, tregojnë besimin që ata kanë tek Saudi Aramco.

Në mënyrë që të mos jetë më e varur nga nafta, Arabia Saudite nisi Programin Kombëtar të Transformimit në vitin 2016, me qëllin që të promovojë gradualisht diversifikimin e ekonomisë nëpërmejt reformave.

Zbatimi i planit të listimit të Saudi Aramco është parë si një garanci e fortë financiare për vendin që të arrijë këto reforma. Ekonomistët thonë se fondet e gjeneruara do të shkojnë në logjistikë, miniera, manifakturë, industri dhe fusha të tjera për arritur objektivat e diversifikimit ekonomik.

Leave A Reply

Your email address will not be published.