“Përmbyset” industria gjermane/ Risjell shqetësimet për ekonominë në tremujorin e katërt

0 1,276

Prodhimi industrial në Gjermani ra papritmas në muajin Tetor, duke rikthyer shqetësimet mbi perspektivën ekonomike, ndërkohë që sektori i manifakturës është goditur nga lufta tregtare dhe sfidat e prodhuesve të makinave.

Prodhimi industrial ra me 1.7%,  shumë poshtë pritshmërive për një rritje me 0.1%, sipas zyrës së Statistikave. Prodhimi i mallrave kapitale ra me 4.4% gjatë muajit, që ëhstë rënia më e madhe në mbi 5 vite.

Ekonomia më e madhe e Europës po pëson një ngadalësim ndërkohë që sektori i manifakturës i orientuar nga eksportet po has vështirësi prej luftës tregtare.   Të tjerë faktorë që po godasin industrinë gjermane janë sfidat e kompanive të makinave si elektrifikimi dhe dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian.

Ekonomia gjermane, që ndodhet në vitin e 10 radhazi të rritjes, është varur tek konsumi i fortë së fundmi, ndërkohë që eksportet janë ngadalësuar.

Kjo e fundit solli një tkurre të ekonomisë në tremujorin e dytë me 0.2%.   Ekonomia u rrit me vetëm 0.1% në tremujorin e tretë, duke shmangur recesionin.

Shoqata e prodhuesve të makinave VDA bëri të ditur se pret që shitjet botërore të bien me 5% këtë vit dhe se kriza do të detyrojë kompanitë gjermane të shkurtojë më shumë vende pune në 2020-ën.

Leave A Reply

Your email address will not be published.