Harry dhe Meghan prishin planet e Krishtlindjeve të familjes mbretërore

0 168

Një eksperte mbretërore thotë se Princ Harry dhe Meghan Markle nuk do jenë në festimet e Krishtlindjeve pranë familjes mbretërore. Çifti nuk pritet të udhëtojë në Norfolk për Krishtlindjet e para që kur mbretëresha Elizabeth II vdiq dhe mbreti Charles u bë kreu i familjes. Harry dhe Meghan tani jetojnë në Montecito, Kaliforni dhe The Sun pretendoin se ata nuk kanë në plan të largohen nga shtëpia për periudhën e Krishtlindjeve. Një nga arsyet e mundshme është libri që do të publikojë Harry që titullohet ‘Spare’.

“Vdekja e mbretëreshës do të thotë se nuk do të ketë aq shumë presion për të pasur të gjithë familjen së bashku, gjë që është mirë, sepse duket se Harry dhe Meghan nuk do të jenë të pranishëm”, tha ajo.

Leave A Reply

Your email address will not be published.