Rama: Nga nesër nis ndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët

0 159

Kryeministri Edi Rama në një dalje për mediat po prezanton vendimet e marra në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Sipas kreut të qevrisë bonusi i fundvitit shkon në 4.3 mld lekë për pensionnistët, ndërsa duke filluar nga dita e nesërme do të fillojë ndarja e bonusit të fundvitit për këtë kategori.

Ndër të tjera, kryeministri bëri me dije se qeveria do të mbështesë 64 familje me ndihmë ekonomike, ndërsa për nënat e papuna me tre fëmijë të mitur duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm qeveria do t’u paguajë të gjitha sigurimet shoqërore dhe shëndetësore sikur të ishin në punë.

“Nga nesër do të ndahet bonusi për pensionistët. Për ne ka qenë e padiskutueshme që jo vetëm për pensionistët por edhe për 66 mijë të tjerë të kategorisë pensionistë që kanë kategori invaliditeti, do të akordojmë plus 6 mijë lekë te reja, që shkojnë në 110 mijë lekë të reja për këta pensionistë si kompensim. Do të mbështesim edhe 64 mijë familje me ndihmë ekonomike si dhe për kategorinë e tetraplegjikëve dhe paraplegjikëve. Në total është një paketë prej 4.3 mln lekë të reja, rreth 40 mln dollarë. Kemi marrë vendimin nga janari për aplikimin e një tjetër mase për nënat e papuna me 3 fëmijë të mitur, të cilat qeveria do u paguajë të gjitha sigurimet shoqërore dhe shëndetësore sikur të ishin në punë”, u shpreh Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.